Në ahengun e dasmës, vesh uniformën e babait, dëshmor i UÇK-së

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 14:17 | Nga

Alban Krasniqi, djali i dëshmorit Xhevdet Krasniqi u kanë dhënë emocione të mëdha të gjithë të pranishmeve në natën e martesës së tij.

Në ahengun e dasmës së tij, ku pritet të dukej elegant e veshur me shije, Albani ka mahnitur të gjithë, me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë Albani, ka dashur ta ndjejë afër babanë e tij, dëshmorin e kombit, Xhevdet Krasniqi.

Xhevdet Krasniqi ishte luftëtar i Brigadës 112.

Familja Krasniqi është nga Vajniku i Skenderajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme