Në fakt ç’është Deja Vu

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 11:07 | Nga

Njëri ndër profesorët e psikologjisë nga Universiteti i Dallasit, që u mor posaçërisht me dukurin Deja-vu, është Alan Brown.

Ai kishte mbledhur studime të shumta nga kolegët e tij shkencëtar, në lidhje me këtë fenomen, dhe i kishte studiuar me vite të tëra. Rezultatet e tij ishin deprimuese: aq shumë mendime kishte, po aq sa edhe shkencëtar!

Megjithatë, të gjitha këto mendime (supozime) nga hulumtimet dhe eksperimentet e bëra, shkencëtarët i ndajnë në dy grupe.

Disa mendojnë se fenomeni Deja-vu është çrregullim psikologjik i një “lidhje të shkurtër” në tru, ose thënë ndryshe, një mini-sulm në tru, dhe si pasojë e atyre çrregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet faktik.

Ndërsa të tjerët mendojnë se këtu kemi të bëjmë me përjetime të mëhershme, të memorizuara diku thellë në ndër-dije, të cilat në momente të caktuara, i perceptojmë si Deja-vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmëria e tyre, krijojmë bindjen se një situatë të tillë e kemi përjetuar edhe më parë.

Sipas përkrahësve të teorisë së parë (anomalisë mentale), ku fenomen paraqitet, pasi një devijim i përcaktuar në tru, shkakton spontanisht ndjenjën e njohjes.

Normalisht kjo ndodhë në laprat e tëmthit të trurit, në qendrën e vetëdijshme të kujtesës, ku Hippocampusi, rregullon sipas një strukture të veçantë, për secilin perceptim shqisore përshtypjen e të njohurës ose të panjohurës.

Nëse kjo përshtypje është e njohur, neuronet flakën në një pjesë tjetër të laprave të tëmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe shkaktohet ndjenjën e njohjes.

Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakën neuronet në parahippocampalis Gyrus, pa u përcaktuar më parë si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet ndjenja e njohjes, e bindjes së përjetimit të situatës edhe më parë.

Një anomali e tillë mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm si: lodhja, medikamentet etj., por më shpesh nga ndonjë avari që pason gjatë proceseve metabolike në tru.

Argumente për këtë teori paraqesin pacientët që vuajnë nga epilepsia, ku vatër e sulmeve janë laprat e tëmthit. Ata edhe përjetojë jashtëzakonisht shpesh fenomenin Deja-vu. P. sh. kemi rastin e Klaus Gecke-s nga Berlini, të cilit, gjatë mënjanimit të një tumori në tru, i lëndohen këto qendra të kujtesës, dhe dy muaj më pas, ai fillon të përjetoj diç të çuditshme:

“Në rrugë dhe gjetiu kisha ndjenjën se secilin njeri po e njoh!”- shprehej ai më pas. Në kokën e tij, pas operimit, ishte zhvilluar epilepsia. Neurologët besojnë se janë në gjendje që në çdo kohë të provokojnë ndjenjën e Deja-vu-s.

Nëse parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, të cilën e dëshmojnë pacientët e eksperimentuar.

Mirëpo, edhe përkrahësit e teorisë tjetër kanë argumentet e tyre.

Ata mendojnë se gjithçka që na duket si e njohur, ne veç e kemi parë ose përjetuar diç të ngjashme, ndoshta vite e vite më parë, por me kohë është “harruar” diku në depon e kujtesës.

Në fakt, gjatë procesit jetësor ne u nënshtrohemi vazhdimisht veprimit të numrit jashtëzakonisht të madh të ngacmimeve.

Pra, ne pranojmë shumë më shumë përshtypje se sa në të vërtet mendojmë. Mirëpo ne perceptojmë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të vogël të tyre, ato që i konsiderojmë si më të rëndësishme dhe nevojshme për mirëqenien tonë.

Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnë vëmendjen dhe cilat mospërfilljen tonë dhe ato informacione i memorizon në forma të ndryshme.

Një përshtypje nga ambienti i jashtëm, qarkullon në forma të ndryshme nëpër procesin përpunues të trurit dhe tek në hierarkinë më të lartë qendrore të tij, këto pjesë informacionesh krijojnë imazhin e plotë.

Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjë nga këto informacione arrin pak me vonesë në hierarkinë qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesës, derisa informacionet e tjerat veç kanë kaluar në vetëdije.

Kjo ngecje e informacioneve krijon përshtypjen se situata pasuese për ne është tashmë e njohur.

Ekzistojnë edhe shumë teori tjera rreth fenomenit Deja-vu. Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja-vu-s shfaqet si pasoj e një moskordinimit mes receptorëve dhe efekt-orëve.

Derisa njeriu përmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dëgjon, sheh, ndjenë etj. dhe këto informacione i memorizonë në ndër-dije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetër.

Dhe kur këto dy procese koordinohen, pra kur vetëdija bëhet e vetëdijshme për situatën, paraqitet fenomeni Deja-vu. Tani njeriu e përjeton situatën, që e ka ndjerë pak sekonda ose mili-sekonda më parë, edhe emocionalisht.

Mirëpo ka edhe shkencëtarë të tjerë që mendojnë se fenomeni Deja-vu është i lidhur me çrregullimet e rënda shpirtërore siç është epilepsia, skizofrenia, anksioziteti etj. Dhe këto dukuri shfaqen gjatë fazave sulmuese tek të sëmurit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme