Nënë dhe bir sulmohen nga gjirafa në Afrikën e Jugut

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 13:33 | Nga

Katy dhe Finn, janë personat të cilët u dërguan në gjendje kritike në Spitalin Busamed Modderfontein, pasi u sulmuan nga gjirafa, transmeton Klan Kosova.

Babai i Finn, lutet që djalit të tij nuk i është dëmtuar truri, pas sulmit horror të gjirafës që ndodhi në hapësirën e lojërave të Afrikës së Jugut.

Trevjeçari Finn dhe mamaja e tij Katy, tani janë në kujdesin intensiv pas sulmit të vazhdueshëm të gjirafës e cila po mbronte të voglin e saj.

Kjo familje gjithmonë janë ballafaquar me raste të tilla, pasi jetojnë pikërisht në këtë zonë të natyrës, në Hoedspruit, Provinca Limpopo.

Kryefamiljari Sam, tregoi se gruaja dhe djali i tij janë më mirë, veçse gjendja e Finnit nganjëherë po ndryshon.

“Jemi të vetëdijshëm se kafshët e egra sillen këndej pari, por nuk kemi çfarë të bëjmë sepse ajo mbetet e paparashikueshme”.

Mësohet se kafsha nuk do të vritet, por ka gjasa të zhvendoset.

Të ngjashme