Ngjashmëritë mes Lincolnit dhe Kennedyt, të pashpjegueshme nga historianët

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 23:08 | Nga

A ka ndonjë mësues historie që mund të shpjegojë këto koincidenca mes dy ish presidentëve më të famshëm të SHBA?

  • Abraham Lincolni u zgjodh në Kongres në vitin 1846.
  • John F. Kennedy u zgjodh në Kongres në 1946.
  • Lincoln u zgjodh President në 1860.
  • Kennedy u zgjodh president në 1960.
  • Të dy ishin veçanërisht të angazhuar me të drejtat civile.
  • Bashkëshortet e të dyve humbën nga një fëmijë ndërkohë që jetonin në Shtëpinë e Bardhë.
  • Të dy presidentët u vranë në një ditë të premte.
  • Të dy presidentët u qëlluan në kokë.

Tani gjërat bëhen më të çuditshme…

  • Sekretarja e Lincolnit quhej Kennedy.
  • Sekretarja e Kennedyt quhej Lincoln.
  • Të dy u vranë nga atentatorë me prejardhje jugore.
  • Të dy u pasuan në detyrë nga presidentë me prejardhje jugore, me emrin Johnson.
  • Andreu Johnson, që pasoi Lincolnin, kishte lindur në 1808.
  • Andreu Johnson, që pasoi Kennedyn, kishte lindur në 1908.
  • John Uilkes Booth, që vrau Lincolnin kishte lindur në 1839.
  • Lee Harvey Osvald, që vrau Kennedyn, kishte lindur në 1939.
  • Të dy vrasësit ishin të njohur me të tre emrat e tyre.
  • Emrat e të dyve përbëhen nga 15 gërma.

Tani “mbahuni fort…”

  • Lincolni u qëllua për vdekje në një teatër me emrin “Ford”.
  • Kennedy u vra në një makinë “Lincoln” të prodhuar nga “Ford”.
  • Booth dhe Osvald u vranë para se t’u bëhej gjyqi.
  • Një javë para se të vritej, Lincolni ishte në Monroe, Maryland.
  • Një javë para se të vritej, Kennedy ishte me Marilyn Monroenë.
  • Lincolni u vra në teatër dhe vrasësi ia mbathi drejt një magazine.
  • Kennedy u vra nga një magazinë dhe vrasësi ia mbathi drejt një teatri.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme