Ngordh merimanga më e vjetër në botë, ishte 43 vjeç

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 09:41 | Nga

Merimanga më e vjetër në botë ka ngordhur në moshën 43-vjeçare, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një merimangë 28-vjeçare nga Meksika.

Merimanga femër, e etiketuar si numri 16, ngordhi në shtëpinë e saj në Australinë perëndimore. Ajo ishte zbuluar nga Profesor Main më 1974.

Shkencëtarët zbuluan moshën e merimangës përmes një studimi të popullsisë prej dhjetëvjeçarësh të araknidëve lokalë, që pretendojnë se mbajtësi i regjistrimeve do t’i ndihmojë ata të zhbllokojnë njohuritë kyçe për speciet.

Fansat e “Jetës së Egër” treguan respektin për këtë krijesë me postime prekëse në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme