Një kilogram Ferrari kushton më shtrenjtë se një kg ar

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Për Ferrari-n klasik 250 GTO 1962 me të drejtë mund të thuhet se është i vlefshëm sikur ar, madje edhe më shumë se kaq.

Ari prej kohësh konsiderohet si një prej investimeve më të vlefshme dhe më të qëndrueshme, dhe sot po kështu mund të thuhet edhe për makinat klasike si ky Ferrari, më shumë se një gjysmë shekulli.

Modeli 250 GTO mban rekordin kur është fjala për makina antike të shitura në ankand, duke konsideruar se në gusht në Monterey arriti çmimin e deri në 48,405,000 dollarë. Rezulton se kjo është shumë e madhe astronomike parash dhe më e vlefshme se ari.

Ferrari 250 GTO ka një masë prej 880 deri në 950 kg, në varësi të informacionit të burimit. Duke ditur se peshon 880 kg, del se 1 kg e kësaj makine është me vlerë rreth 55.000 dollarë, ndërsa rasti i varianteve të pafavorshme dhe një peshë prej 950 kg, një kilogram Ferrari kushton rreth 51,000 dollarë.

Një kilogram ar në fillim të janarit ishte me vlerë “vetëm” 41,430 dollarë amerikanë, gjë që e bën 250 GTO më të shtrenjtë se sa metalin e çmuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme