Njerëzit me çrregullime të të rrahurave të zemrës rrezikohen nga dementia

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 12:26 | Nga

Njerëzit me të rrahura të çrregullta të zemrës, shpejt ose ngadalë, janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundja e dementias.

Por, siç thotë studimi i rij, nëse kjo vërehet herët, është kyçe të zvogëlohet sulmi i dementias ashtu sikurse edhe trajtimi.

Me plakjen arteriet karotide – të cilat lidhin trurin me zemrën nisin të bllokohen me pllaka të depozitave yndyrore në procesin e njohur si arteroskleroza.

Sipas këtij studimi efektet e rrahjeve të shpejta të zemrës dhe sëmundja e arteries karotide kombinohen, çka më pas rezulton me rrjedhjen e gjakut në tru, që rrit rrezikun e prekjes nga sëmundja e dementias – harresës.

Ritmi jonormal i zemrës shkakton grumbullim ose mpiksje të gjakut në zemër, nga të cilat edhe mund të shkaktohet infarkti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme