Njeriu që jetoi në aeroport për 3 muaj nga frika e koronavirusit

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Një burrë i frikësuar për të marr rrugë për shkak të pandemisë jetoi i pazbuluar në një zonë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos për tre muaj, thanë autoritetet shtetërore të SHBA-së.

Aditya Singh, 36 vjeçar, u arrestua të shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste identifikimin e tij.

Policia thotë se Z. Singh arriti në një fluturim nga Los Anxhelos për në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare më 19 tetor.

Ai thuhet se gjeti distinktivin e stafit në aeroport dhe ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid-19”, tha Ndihmës Avokatja e Shtetit Kathleen Hagerty, sipas ‘’Chicago Tribune’’.

Ai arriti të jetonte me dhurata nga pasagjerë të tjerë, i tha ajo gjykatësit;

Gjyqtarja e Qarkut Cook Susana Ortiz shprehu habinë për rrethanat e çështjes.

“Pra, nëse ju kuptoj saktë, ju po më tregoni se një individ i paautorizuar, jo i punësuar pretendohej se jetonte brenda një pjese të sigurt të terminalit të aeroportit O’Hare nga 19 tetori 2020 deri më 16 janar 2021 dhe nuk u zbulua’’?

Sipas Ndihmësit të Mbrojtësit të Publikut Courtney Smallwood, Singh jeton në një periferi të Los Angeles dhe nuk ka ndonjë akuzë kriminale, nuk është e qartë pse ai ishte në Çikago.

Ai është akuzuar për shkelje kriminale dhe vjedhje në një zonë të kufizuar të një aeroporti. Atij i është ndaluar hyrja në aeroport dhe duhet tw paguaj dënimin me 1.000 dollarë (738).

Bazuar në nevojën që aeroportet të jenë absolutisht të sigurta në mënyrë që njerëzit të ndihen të sigurt për të udhëtuar, unë gjej se veprimet e pretenduara e bëjnë atë një rrezik për komunitetin tha Ortriz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme