Njihuni me boksieren 73-vjeçare

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 17:36 | Nga

Mësuesja e edukimit fizik, Nergis Yakın e cila është në moshën 73 -vjeçare dhe është pensioniste, tërheq vëmendjen me vendosmërinë e treguar në sportin e boksit që ka nisur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo është me origjinë nga Antalya dhe lindur në vitin 1970. Pasi ka punuar në shkolla të ndryshme të qytetit të Bartın-it si mësuese e edukimit fizik, Nergisi, në moshën 73-vjeçare vendosi të fillojë boksin duke u frymëzuar nga një kolege e saj.

Nergis Yakın edhe pse në moshë, shkon rregullisht dy herë në javë në sallën e sportit të Drejtorisë për Shërbimet Rinore në Bartın, ndërsa trajneri i saj është Muhammet Ali Kolu, i cili njëkohësisht është edhe trajneri i Kombëtares turke të Boksit për Femra.

Yakın thotë për AA se nuk e ka lënë kurrë sportin që në moshën 20-vjeçare duke u marrë me fusha të ndryshme të tij.

Sporti duhet ndjekur në mënyrë të rregullt dhe me vendosmëri, thotë Yakın dhe më pas shton: “Sporti është harmonia e shpirtit dhe trupit të njeriut me jetën. Ai është shumë i rëndësishëm edhe për kulturën. Bën që trupi të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve. Çdo gjë në trup futet në një sistem përmes sportit.”

Yakın thotë se ka 4 nipër dhe mbesa dhe se një prej tyre e ka dërguar në gjimnastikë, ndërsa dy të tjerë në kursin e tekvandos.

Duke vënë në dukje se një person që nuk ka të kaluar sportive nuk mund të nisë boksin në moshën 73- vjeçare, Yakın thekson “Prej vitesh jam marrë me sport. Nëse një person 60-70 vjeçar nuk është marrë më parë me sport duhet të nisin ecjen. Kur unë nis të merrem me një sport më parë shoh se si kanë ndikuar sportet e mëparshme tek unë.”

Ajo thotë se njohja e saj me boksin është e rastësishme dhe se për të filluar këtë sport është ndikuar nga djali i një koleges së saj.

Ndërsa për synimin si një pensioniste ajo thotë: “Synimi im është të kalojë jetën që më ka dhënë Zoti në mënyrë sa më të shëndetshme.”

Dy ditë në javë stërvitje

Ndërsa trajneri i saj Muhammet Ali Kolu thotë se fakti që Nergisi ka nisur të merret me boks në moshën 73-vjeçare përbën një shembull.

Duke vënë në dukje se së pari kanë punuar për të forcuar duart, Kolu në vijim thotë: “Fillimisht erdhi të shohë stërvitjen tonë dhe më pas mori pjesë në to. E ndjeu veten të fortë. Vazhdon rregullisht stërvitjen ditët e marta dhe të enjte tek ne.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme