Norvegjia po ndërton tunelet e para nënujore “të lundrueshme”

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 10:29 | Nga

Norvegjia ka një plan ambicioz për të lehtësuar bllokimet e trageteve lokale, duke ndërtuar kështu një seri tunelesh nënujore, të cilat lejojnë udhëtarët të udhëtojnë ndërmjet vendeve përmes ujit.

Të ashtuquajturat “urat e zhytura lundruesse” do të konsistojnë në tuba të mëdhënj të mbajtur pezull nga struktura mbeshtetëse ujore që qëndrojnë 100 këmbë poshtë ujit. Secila do të jetë e gjerë mjaftueshëm për dy korsi trafiku dhe strukturat lundruese do të lehtësojnë udhëtimin e tragetëve për të marrë udhëtarët nga një pikë A në një pikë tjetër B. Pastaj pjesët mbështetëse do të sigurohen në një lidhje përforcuese, ose të ngulura poshtë në shtratin ujor.

Aktualisht, një udhëtim nga Kristiansandi në Trondheim (1094 km) zgjat rreth 21 orë për shkak të shtatë udhëtimeve të tragetëve të ndryshëm të nevojshëm gjatë rrugës. Kjo joefiçencë vjen si pasojë e fjordeve të shumta dhe terrenit të vështirë, faktor kryesor ky në përzgjedhjen e trageteve sipër urave lundruese si një mënyrë e re udhëtimi përmes ujit.

Projekti 25 miliardë dollarësh mund ta shkurtojë koston kohore të këtij udhëtimi në 10 orë në vitin 2035.

Me 1,150 tunele tashmë në përdorim përmes Norvegjisë – 35 nga të cilat janë të zhytura nën ujë – urat e reja do të jenë relativisht familjare për norvegjezët.

Të ngjashme