Nuk i pret flokët prej 15 vitesh, do t’i lë të zgjaten deri në dy metra

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Një Rapunzel e jetës reale që nuk ka prerë flokët për 15 vjet, tani ka flokët më të gjatë në botë.

Stefanie Classen, 31 vjeç, një roje sigurie 172 cm e gjatë nga Dusseldorf, Gjermani, publikon foto në Instagram ndërsa ajo vazhdon të rrisë flokët e saj derisa të arrijnë dy metra, transmeton Shqip.

I dashuri i saj, Ralph Kopitz, 29 vjeç, një teknik IT, bën të gjitha fotografitë e flokëve të saj që shfaqen në mediat e saj sociale – e cila tani ka më shumë se 2,000 ndjekës.

Stefanie tha që flokët e gjatë i ka shoqëruar gjithmonë me bukurinë: ‘Sapo u rrita, mora vendimin për të ndaluar prerjen e flokëve,’ tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme