Pacientët kinezë përgatisin vetë ilaçet kundër kancerit

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Pacientët me sëmundje të rënda, siç është kanceri në Kinë detyrohen që ilaçet për sëmundjen e tyre t’i kërkojnë jashtë vendit ose në internet për të mbetur gjallë.

Shumë pacientë kinezë në mungesë të barnave detyroren t’i përgatisin vetë ilaçet, si për vete apo për ndonjë të afërmt të tyre.  Në një reportazh të gazetës amerikane, “The New York Times”, shihet një burrë i cili i përgatit ilaçet kundër kancerit në mushkëri për nënën e tij.

Zhang Zhejun shihet duke e vendosur një pluhur të verdhë në një peshore elektrike. Nuk ka përvojë në mjekësi dhe as në prodhimin e ilaçeve në mënyrë profesionale.

“Ne s’e dimë me siguri nëse jemi duke vepruar drejt, por s’kemi të drejtën për të zgjedhur. Vetëm shpresojmë se shitësit janë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai

Ilaçi të cilin ai po e përgatit nuk është miratuar për përdorim në Kinë apo në SHBA. Ai i ka blerë përbërësit përmes internetit, por ai nuk e di saktësisht se prej kujt i ka blerë dhe madje as a janë përbërës të vërtetë.

Popullsia e Kinës po plaket dhe rrjedhimisht edhe sëmundjet vdekjeprurëse, siç është kanceri, po shtohen. Sidoqoftë, shumë prej të sëmurëve nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për ilaçe. Sistemi shëndetësor i vendit nuk i mbulon çmimet e tyre, të cilat vazhdojnë të rriten. Mbulimi i tyre varet edhe nga zonat ku pacientët jetojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme