Pandemia ia “anuloi” dasmën, çifti i shpenzon paratë për personat në nevojë

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe planifikimin dhe organizimin e dasmave mbarë botën. Si rezultat i kësaj, çiftet që kanë planifikuar të bëjnë dasmë me shumë mysafirë, është dashur t’i ndryshojnë listat e të ftuarve.

Ndër ta, edhe Emily Bugg dhe Billy Lewis kishin planifikuar të organizojnë dasmë. Pandemia i detyroi që dasmën ta mbajnë me një ceremoni të vogël familjare.

Ata vendosën që me të hollat që i kishin grumbulluar, t’i shpenzonin në ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Ushqimin e dasmës, që e kishin aranzhuar kohë më parë, e shndërruan në ushqim për të varfrit, personat me sëmundje mendore dhe të varurit e substancave narkotike.

“Në skemën e madhe të gjërave, anulimi i një martese të madhe nuk është gjëja më e keqe që mund të ndodhë,” deklaroi Bugg në një deklaratë.

Heidi Moorman Coudal, që është udhëheqës i hotelit ku ishte organizuar dasma e çiftit, thotë se shumica e çifteve që anulojnë dasmën, kërkojnë t’u kthehen të hollat, duke mos menduar se ato mund të shpenzohen diku me vlerë.

Të ngjashme