Për kafshët dhe kuriozitete të tjera

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 22:34 | Nga

Qentë janë të vetmet kafshë që kanë prostatë.

Pulat kanë nevojë për 24-26 orë për të prodhuar një vezë. Tridhjetë minuta më vonë, ato e nisin sërish procesin. Përtej pushimit gjysmë orësh, disa pula pushojnë edhe çdo 3 deri 5 ditë, ndërsa të tjera pushojnë edhe çdo 10 ditë.

Brenda një qelize qepe, ka trysni të mjaftueshme uji, për ta bërë një motor me avull që të shpërthejë.

A e dinit që këmba dhe parakrahu juaj kanë të njëjtën gjatësi?

Qeni i policisë është e vetmja kafshë, prova e të cilës është e pranueshme në gjykatë në Amerikë.

A e dinit që farat e mollës janë helmuese?

Një rrufe gjeneron temperatura që janë pesë herë më të nxehta se ato në sipërfaqen e Diellit.

A e dinit që sëmundja më e zakonshme është kalbja e dhëmbëve?

Aroma juaj është unike. Era e trupit tuaj është unike, gjithmonë nëse nuk keni një binjak identik. Edhe bebet e dallojnë aromën tipike të nënave të tyre.

E vetmja kafshë shtëpiake që nuk përmendet në Bibël është macja.

Banka e Amerikës quhej fillimisht Banka e Italisë, deri kur themeluesi i saj, Amedeo Giannini, i ndryshoi emrin në vitin 1930.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme