Përqafimi i lopëve, trendi më i ri botëror për mirëqenie

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Përqafimi i lopëve, ose “koe knuffelen” në gjuhën holandeze, është më shumë se një trend i ri i kënaqësisë shpirtërore dhe mendore, duke pasur përfitime të mëdha, sidomos për shëndetin mendor. Kjo praktikë nga ana e njerëzve është në një rritje të madhe globale.

Bota është krijuar nga një numër i madh metodash për mirëqenie mendore, shëndetësore dhe atë shpirtërore. Kohëve të fundit është shfaqur një metodë e vetëkujdesit që vjen nga Holanda, që po u premton praktikuesve qetësi dhe mbase edhe buzëqeshje për njerëzit që vuajnë nga depresioni.

Personat që po e praktikojnë këtë metodë kanë treguar se së pari lopët pushojnë në ferma deri në dy tre orë, ku temperatura aty është konstante dhe kushtet janë shumë të mira, shkruan BBC.

Personat treguan që temperatura e ngrohtë e lopës, rrahjet e ngadalta të zemrës dhe madhësia e lopës janë faktorët kryesor që ndikojnë në përjetimin e kënaqësisë mendore dhe atë  shpirtërore, duke e bërë takimin me këto kafshë si trajtim terapeutik.

Ky argëtim i shëndetshëm u shfaq në provincat rurale holandeze dhe tani është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë holandeze për t’i sjellë njerëzit më afër natyrës dhe jetës shoqërore. Sot, fermat në Roterdam, Zvicër dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara janë duke ofruar seanca përqafimi lopësh dhe duke promovuar terapi që shkaktojnë gëzim dhe largim të stresit.

Të ngjashme