Pse kur keni pushim ju del gjumi herët?

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 11:15 | Nga

Ne bëjmë shumë gjëra çdo ditë, saqë duhet t’ia ndalojmë vetes ndonjë gjë dhe shpeshherë kjo gjë është gjumi. Ne ose vendosim të flemë më vonë ose të zgjohemi herët për t’i kryer detyrat që i kemi. Si rezultat i kësaj, ne zgjohemi sikurse të mos kemi fjetur fare.

Por, çfarë ndodh nëse nuk flemë mjaftueshëm? Sëmuremi. Sistemi jonë i imunitetit është i ndërlidhur direkt me gjumin, dhe mungesa e gjumit e vështirëson punën e sistemit të imunitetit për t’i luftuar sëmundjet.

Është më vështirë të mendoni logjikisht dhe të reagoni shpejt, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme, e veçanërisht nëse nevojitet ndonjë reagim i menjëhershëm – p.s.h, kur jeni duke vozitur.

Fitoni peshë nëse flini më pak se pesë orë në ditë. Shëndeti i lëkurës fillon të ‘shkatërrohet’: rrudha, kapilarë, aknet fillojnë të shfaqen dhe në përgjithësi trupi plaket më shpejt sesa zakonisht.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare fillon të shënojë rritje. Rreziku për zhvillimin e kancerit rritet. Epshi seksual zvogëlohet. Nëse flini më pak se pesë orë në javë, nivelet e testosteronit dhe hormonet e seksit zvogëlohen për 15 për qind.

Harrojmë më shumë. Kur flemë, truri jonë i shfleton të gjitha informacionet. Mungesa e gjumit e pengon atë ta bëjë këtë gjë. Çfarë duhet të bëni? Ka vetëm një zgjidhje: flini më shumë. Nëse keni për tu zgjuar në orën 7 të mëngjesit, flini në orën 11 pasdite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme