Qindra zogj të ngordhur bien nga qielli

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 10:05 | Nga

Qindra zogj kanë rënë nga qielli në Boston dhe kanë ngordhur, duke i lënë inspektorët e shëndetit të habitur.
Zyrtarët e shëndetit të qytetit janë duke hetuar çfarë shkaktoi që 47 zogj të sëmureshin dhe të ngordhnin papritur.

Liga e Shpëtimit të Kafshëve në Boston thotë se mori të enjten disa raporte për zogj të ngordhur që po binin nga qielli.

Nuk ishin vetëm zogjtë që u prekën nga kjo sëmundje misterioze – edhe disa mace gjithashtu u sëmurën.

Hetuesit janë duke kërkuar të gjitha mundësitë e mundshme, duke përfshirë një virus me përhapje të shpejtë, helm ambienti ose çfarëdo që mund t’i ketë vrarë zogjtë, thuhet sipas NECN.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme