Qumështi i bubashfabave, ushqim i së ardhmes!

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 15:53 | Nga

Shkencëtarët nga një Institut i Mjekësisë në Bengaluru, Indi, zbuluan se struktura e kristaleve të proteinave të qumështit të bubashfabave, përmban më shumë energji se sa qumështi i lopës, madje edhe shumë materie ushqyese si karbohidratet, proteinat dhe yndyrat.

“E tëra filloi kur një person vërejti pak ngjitës në to. Ky është një lloj i veçantë i bubashfabave që gjendet kryesisht në Hawaii, ndërsa ne menjëherë filluam të hulumtonim se çka po ndodhte”, tha profesori Subramanian Ramasvami.

Çështja është dërguar menjëherë në laborator për testim, dhe ajo çka është zbuluar ka habitur të gjithë, në qumështin e tyre është zbuluar se ka pasur kristale të proteinave.

“Në bashkëpunim me ekspertët amerikanë, japonez dhe francezë, kaluam 10 vite duke u përpjekur të zbulojmë se si kanë ardhur këto kristale. E në fund doli që ato përmbajnë proteina, karbohidrate, e që do të thotë se është ushqim i plotë në bubashfaba”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka shpjeguar, se qumështi i tyre përmban kalori të pasura e që aktualisht është në dispozicion edhe në treg.

Shkencëtarët gjithashtu besojnë që qumështi i tyre mund të jetë shumë i dobishëm edhe tek njeriu, pasi edhe të jep shumë energji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme