Rinohen qelizat e plakura njerëzore

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 08:27 | Nga

Qelizat e plakura njerëzore janë rinuar në laborator falë molekulave që veprojnë mbi “centralet” energjetike të tyre, mitokondritë, sipas një studimi të zhvilluar nga një grupi shkencëtarësh i universitetit britanik të “Exester”, të koordinuar nga Lorna Harries dhe të publikuar në revistën shkencore “Aging”.

Ky studim mund të përbëjë bazën për një gjeneratë të re barnash kundër plakjes.

Studiuesit janë përqendruar mbi qelizat endoteliale, ato që veshin muret e venave të gjakut dhe në veçanti mbi qelizat që tashmë janë plakur, pra që kanë humbur aftësinë për t’u ndarë.

Duke përdorur disa përzierje me molekula që veprojnë mbi centralet e tyre energjetike, studiuesit kanë vërrejtur se gati gjysma e tyre fillonte të rinohej duke filluar të shumëfishohej, shkruan atsh.

“Prania e këtyre qelizave të moshuara është arsyeja përse plakemi. Madje i njëjti trajtim rinimi mund të aplikohet edhe tek tipe të tjera qelizash”, thotë Lorna Harries.

“Këto molekula i japin centraleve energjetike karburantin e nevojshëm për të funksionuar në mënyrë korrekte, duke i penguar qelizat që të plaken”, thuhet në këtë studim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme