Sa luksozë do të jenë aeroplanët në të ardhmen?

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 23:00 | Nga

Dita kur ne do të kërkojmë një dritare afër sediljes sonë në aeroplan, do t’i vije fundi. Kjo pasi aeroplani i së ardhmes do të jetë i dizajnuar me disa dritare.

Tek ata që tanimë po quhen “aeroplanët e së ardhmes”, dizajni i ri i kabinës do të thotë se çdo pasagjer do të ketë një pamje panoramike të qiellit.

Aty, gjithashtu do të ketë një zonë luksoze të pajisur me sedilje lëkure, televizion me ekran të gjerë dhe pajisje të tjera teknologjike.

“Apartamenti fluturues” do të ketë edhe një kuzhinë dhe një dhomë fjetje dhe një hapësirë, plus një banjë me dush.

Aeroplani i së ardhmes – i quajtur Kyoto Airship – aktualisht është në fazat e projektimit dhe është duke u propozuar nga kompania ajrore braziliane Embraer. Çdo aeroplan privat do të kushtojë rreth 55 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme