Shërbëtorja bie nga kati i 7-të, pronarja vetëm e incizon

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 13:20 | Nga

Një video e shpërndarë në rrjet sociale ka tronditur jo vetëm banorët e Kuvajtit, por këdo që i ka parë ato pamje. Në video shfaqet një shërbyese duke i kërkuar ndihmë pronares së saj, pasi po binte nga dritarja e 7-të të pallatit ku ndodheshin.

Gjesti i pronares është i paprecedentë, pasi në vend që ta ndihmonte, ajo ka xhiruar të gjithë episodin e ngjarjes. Brenda pak sekondash, shërbëtorja e cila mbahej me një dorë në dritare ka rënë.

Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar duke marrë shumë plagë në trup. Indiferenca e pronares së saj jo vetëm që tmerron këdo që shikon këto pamje, por e ka bërë edhe të përfundoj në qeli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme