Shkencëtarët ndërtojnë enët e gjakut në laborator

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë arritur të rzhvollojnë enë të gjakut ‘të përsosur’, për herë të parë në laborator.

Zbulimi mund të ketë një efekt dramatik në trajtimet e një numri të madh të problemeve me enë të gjakut, duke përfshirë diabetin.

Kjo do t’i lejojë kërkuesit të studiojnë dhe testojnë medikamente të reja shumë më lehtë.

“Të jesh në gjendje të krijosh enët e gjakut të njeriut si organoidë nga qelizat burimore është diçka me ndikim të madh”, tha autori i studimit Josef Penninger, drejtor i Institutit të Shkencave të Jetës në Universitetin e British Columbia.

Çdo organ i vetëm në trupin tonë lidhet me sistemin e qarkullimit të gjakut.

Kjo mund t’i lejojë hulumtuesit të zbulojnë shkaqet dhe trajtimet për një sërë sëmundjesh të enëve të gjakut, sëmundjes Alzheimer, sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve të shërimit të plagëve, goditjes, kancerit dhe sigurisht diabetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme