Shokuese: I pret duart gruas që nuk mbetej shtatzënë

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 11:29 | Nga

Për shtatë vite me radhë e akuzoi se ishte një grua e pavlerë, e pazonja për t’i dhënë një trashëgimtar që aq shumë e dëshironte.

Akuzat dhe keqtrajtimet vazhduan edhe përpara faktit që mjekët i thanë, se i vetmi që kishte probleme me pjellorinë ishte ai.

Megjithatë asgjë nuk e ndali etjen e tij për hakmarrje, kundër gruas me të cilën ishte martuar dhe që pavarësisht të gjithave i dhuronte dashuri, por e sulmoi me thikë, para se ti priste të dyja duart.

Ngjarja shokuese ndodhi në Masii të Kenias, ku Jackline Mwende, 27 vjeçe, do mbajë përjetë në trup dhe mendje, shenjat e urrejtjes së Stephen Ngila, 34 vjeç, njeriut me të cilin ishte martuar shtatë vite më parë.

Që nga dita e martesës ata provuan më kot për t’u bërë me fëmijë. Pas tentativave të vazhdueshme të dështuara, vendosën t’i drejtoheshin mjekut. Nga analizat doli i qartë, Stephen kishte probleme me pjellorinë dhe duhet të trajtohej.

Por ai nuk u paraqit kurrë në takimin e lënë, ndërsa vijonte të akuzonte gruan se nuk ishte në gjendje të mbetej shtatzënë.

Tre muaj më vonë çifti u nda, ku Stephen u largua nga shtëpia për mos t’u bërë më i gjallë. Gjithçka deri në 24 korrik, kur u paraqit në derën e shtëpisë së Jackline me një thikë të madhe në dorë.

“Ishte ora 20.30 kur dëgjova trokitje në derë. Kur e hapa, ai ishte para meje me një thikë në dorë. Më tha se ajo ishte dita ime e fundit, ndërsa më pas më sulmoi dhe më preu të dyja duart”, tregon gruaja për media vendase.

Gruaja u qëllua edhe në kokë, por pavarësisht plagëve të rënda, arriti të mbijetojë. Ajo lutet që i shoqi të qëndrojë në burg deri ditën e tij të fundit

“Donte të më vriste, pavarësisht se e dinte se sa shumë e doja. Është një njeri pa zemër”, thotë 27- vjeçarja. Stephen u arrestua një ditë pas ngjarjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme