Nuk dihet si ka hyrë kjo kafshë e vogël në bagazh, e më pas e ka mbyllur derën, transmeton Telegrafi.

Annie Bruescker ka dashur të shkojë në punë, kur ka vërejtur diçka të pazakontë që lëvizte brenda.

 Ajo e ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë, në mënyrë që të nxjerrë ariun mjaftë të ri në moshë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet kafsha që mundohet të del nga vetura teksa ndihmohet nga policët. /Telegrafi/