Shpiket lëkura elektronike që imiton ndjeshmërinë e indeve njerëzore

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Shpiket një ”lëkurë elektronike” që imiton forcën, elasticitetin dhe ndjeshmërinë e lëkurës së njeriut, sipas studimit të botuar në revistën ”Science Advances” nga grupi i studiuesve të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë King Abdullah (Kaust), në Arabinë Saudite, koordinuar nga Yichen Cai dhe Jie Shen.

E përbërë nga një material kryesisht nga uji, kjo ”lëkurë” mund të ketë aplikime në kompjutera dhe robotikë për të mbledhur të dhëna biologjike në kohë reale, siç është presioni i gjakut.

”Lëkura elektronike është e formuar nga një hidroxhel, ku janë zhytur nano-grimca silicë dhe një shtresë titani, për të rritur qëndrueshmërinë dhe ndjeshmërinë”, shpjegojnë autorët e studimit.

“Hidroxheli është i përbërë pothuajse tërësisht nga uji dhe për këtë arsye është i pajtueshëm me indet e lëkurës njerëzore”, shpjegon Cai/NASA.

Të ngjashme