Si e krijojnë gënjeshtarët iluzionin e të vërtetës

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 20:36 | Nga

Përsëritja e një gënjeshtre ka fuqinë t’i bëjë gjëra të tingëllojnë shumë më të vërteta, edhe kur ne e dimë se është ndryshe…

Përsëritja e bën një fakt duket më shumë i vërtetë, pa marrë parasysh faktin nëse është apo jo i tillë. Kuptimi i këtij efekti, mund t’iu ndihmojë të shmangni rënien në kurthin e propagandës, thotë psikologu Tom Steford. “Përsëriteni një gënjeshtër shumë shpesh, dhe ajo bëhet e vërtetë”- është një ligj i propagandës, që shpesh i atribuohet nazistit Jozef Gëbels.

Në mesin e psikologëve diçka e tillë njihet si efekti i “iluzionit të së vërtetës”. Ja se si funksionoi ky i fundit në një eksperiment tipik:pjesëmarrësit vlerësuan sa të vërteta qenë objekte të ndryshme. Ndonjëherë ato janë të vërteta, por në ndonjë rast pjesëmarrësit shohin një

version paralel që nuk është i vërtetë. Pas një pushimi – disa minuta ose edhe disa javor – pjesëmarrësit i nënshtrohen sërish kësaj proçedure, por këtë herë disa nga objektet që ata vlerësojnë janë të reja, dhe ca të tjera të para gjatë fazës së parë.

Zbulimi kryesor është se njerëzit kanë prirje të vlersojnë objektet e para më parë si shumë më të vërteta, pa marrë parasysh nëse ato janë apo jo të tilla, dhe me sa duket për të vetmen arsye se janë më të njohura. Pra, këtu, vërejtën shkencëtarët, duket të jetë burimi i asaj që nëse ju përsërisni mjaftueshëm shpesh një gënjeshtër, ajo bëhet e vërtetë. Dhe në qoftë se shihni rreth vetes, mund të filloni të mendoni se të gjithë, nga reklamuesit tek politikanët janë duke përfituar nga kjo pikë e dobët e psikologjisë njerëzore.

Por, një efekt i besueshëm në laborator, nuk është domosdoshmërisht një efekt i rëndësishëm në besimet e botës reale të njerëzve. Nëse mundeni vërtetë ta bëni një genjeshtër të tingëllojë si e vërtetë vetëm përmes përsëritjes, nuk do të kishte nevojë për të gjitha teknikat e tjera të bindjes.

Një pengesë është ajo që ju tashmë e dini. Edhe në rast se një gënjeshtër tingëllon bindëse, pse do të linit mënjanë atë çka dini, vetëm për shkak se keni dëgjuar një gënjeshtër të përsëritur disa herë?

Kohët e fundit, një ekip i udhëhequr nga Liza Facio e Universitit Vanderbilt, kërkoi të provojë se sa efekti i iluzionit të së vërtetës, ndërvepron me njohuritë tona të mëparshme. A do të ndikojë ai mbi njohuritë tona ekzistuese? Ata përdorën grupe deklaratash të vërteta dhe të pavërteta, por ndanë tematikat në bazë asaj sesi se sa pjesëmarrësit kishin gjasa të dinin të vërtetën (p.sh ‘Paqësori është oqeani më i madh në Tokë‘, është një shembull i një teme “të njohur”, që gjithashtu ndodh të jetë e vërtetë, dhe ‘Atlantiku është oqeani më i madh në Tokë’, është një pohim i pavërtetë, për të cilin njerëzit ka të ngjarë ta dinë të vërtetën aktuale).

Rezultatet e eksperimentit, treguan se efekti i iluzionit të së vërtetës ndikonte po aq fort si tek temat e njohura ashtu edhe ato të panjohura, duke sugjeruar se njohuritë fillestare nuk do të parandalojë përsëritjen dhe luhatjen e gjykimeve tona të besueshme. Për të mbuluar të gjithë çështjen, studiuesit kryer një studim në të cilin pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësojnë se sa e vërtetë dukej çdo deklaratë në një shkallë nga 1- 6, dhe një tjetër ku ata e kategorizonin çdo fakt si “të vërtetë” ose “fals”.

Përsëritja e shtyu temën mesatare deri në majë të shkallares, dhe shtoi shanset që një deklaratë e tillë të kategorizohej si e vërtetë. Për deklaratat që ishin tashmë fakte apo trillime, të njohura apo të panjohura, përsëritja i bëri të gjitha ato të duken më të besueshme. Në pamje të parë ky duket si një lajm i keq për racionalitetin njerëzor, por kur interpretoni shkencën psikologjike, duhet të shqyrtoni shifrat aktuale. Ajo çfarë Facio dhe kolegët e saj zbuluan, është se ndikimi më i madh nëse një deklaratë u vlerësua si e vërtetë ishte … nëse ajo në fakt ishte e vërtetë.

Efekti i përsëritjës nuk mund të maskojë të vërtetën. Me ose pa përsëritje, njerëzit kishin ende më shumë të ngjarë të besonin faktet në krahasim me gënjeshtrat. Kjo tregon diçka themelore për mënyrën se si ne përditësojmë besimet tona – përsëritja e ka fuqinë t’i bërë gjëra të tingëllojnë shumë më të vërteta, edhe kur ne e dimë se është ndryshe, por në analizë të fundit kjo nuk e miklon atë njohuri. Pyetja tjetër duhet të jetë, pse mund të jetë kjo? Përgjigja është se ka të bëjë me përpjekjet që duhen ndërmarrë për të qenë fortësisht logjikë mbi çdo pjesë të informacionit që dëgjoni.

Nëse çdo herë që dëgjoni diçka, e vlerësoni në raport me çdo gjë që tashmë e dini, ju ende do të jeni duke menduar për mëngjesin si koha e darkës. Për shkak se kemi nevojë të bëjmë gjykime të shpejta, përdorim shkurtesat, të cilat janë shpesh më të drejta se sa të gabuara. Mbështetja tek diçka qe e keni dëgjuar shpesh për të gjykuar sa e vërtetë ndjehet diçka, është vetëm njëra nga strategjitë.

Çdo univers, ku e vërteta përsëritet më shpesh se sa gënjeshtra, edhe në raportin 51 me 49 përqind, do të jetë ai ku ky është një rregull i shpejtë dhe i pisët për të gjykuar faktet. Nëse përsëritja do të qe i vetmi element që ndikonte tek ajo që kemi besuar, ne do të zhyteshim në telashe, por n fak nuk është kështu. Ne të gjithë jemi të gatshëm të kemi më shumë komptenca të arsyetimit, por duhet të pranojmë se ato janë një burim i kufizuar.

Mendjet tona janë pre efektit të iluzionit të së vërtetës, pasi instinkti ynë është të përdorim shkurtesa në gjykimin se sa e besueshme është diçka. Shpesh kjo funksionon. Ndonjëherë është mashtruese. Përderisa kemi njohuri mbi efektin, mund të mbrohemi ndaj tij. Pjesë e kësaj është dopio-kontrolli i asaj pse besojmë atë që ne bëjmë – nëse diçka tingëllon e besueshme, aq është kjo për shkak se ajo është një vërtetë e vërtetë, apo vetëm pse na është thënë në mënyrë të përsëritur?

Kjo është arsyeja pse dijetarët janë aq të marrosur pas sigurimit të referencave – në mënyrë që ne të mund t’i gjejmë burimin çdo pretendimi, në vend se t’i jepemi në mirëbesim atij.

Por pjesë e mbrojtjes ndaj iluzionit, është edhe detyrimi për të ndaluar përsëritjen e gënjeshtrave. Ne jetojmë në një botë ku faktet kanë rëndësi, dhe duhen marrë parasysh. Nëse përsërisni gjëra pa u shqetyësuar për të parë nëse ato janë të vërteta, jeni duke ndihmuar në krijimin e një bote, ku gënjeshtra dhe e vërteta janë më të lehta për t’u ngatërruar. Pra, ju lutemi, mendohuni para se të përsërisni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme