Si funksionon kujtesa?

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 21:46 | Nga

Në fakt, njerëzit nuk mbajnë mend kujtime nga vitet më të hershëm të jetës, zakonisht para moshës 3 apo 4 vjeç. Kjo njihet si amnezia infantile.

Truri mesatar rregjistron afro 50 mijë mendime në ditë, dhe 70% e tyre mendohet të jenë negative.

Sa herë që në mendje vjen një kujtim apo krijohet një mendim i ri, në tru krijohet një lidhje e re.

Një fakt mahnitës është se kapaciteti depozitues i trurit të njeriut është praktikisht i pakufishëm. Neuronet kombinohen përmes sinapseve duke rritur kështu në mënyrë eksponenciale kapacitetin e kujtesës, në afro 25 miliardë Gygabite, që është ekuivalente me të kujtuarit e programeve televizive për 300 vjet rresht.

Kujtesa afatshkurtër ndodh si rezultat i impulseve kimike dhe elektrike në tru, ndryshe nga ndryshimet më strukturore që shoqërohen me kujtesën afatgjatë.

Gjumi ka një rol të rëndësishëm në kujtesë, teksa truri i konsolidon kujtimet gjatë gjumit. Truri ndihmon gjithashtu depozitimin dhe nxjerrjen e kujtimeve afatgjata.

Fakti është që kujtesa ndahet në copëza të cilat depozitohen në pjesë të ndryshme të trurit. Kur kërkohen kujtime, ata rindërtohen nga fragmentet e ndarë.

Besohet se një i rritur mund të mbajë mend nga 20 deri 100 mijë fjalë.

Kujtesa jonë afatgjatë “fiket” gjatë gjumit. Kjo është arsyeja përse ndonjëherë shohim ëndërr për një gjë që sapo e kemi parë dhe përse ëndrrat harrohen menjëherë sapo zgjohemi. Endrrat nuk regjistrohen në kujtesën afatgjatë.

Mozarti ishte në gjendje të luante dhe shkruante të gjithë notat e një kënge që e kishte dëgjuar vetëm një herë

Churchilli dinte përmendësh të gjithë veprat e Shekspirit.

Bill Gates mund të mbajë mend qindra kode të ndryshëm në gjuhën e programimit që ai vetë e krijoi.

Rreth 33 njerëz në botë janë regjistruar me Hipertimezia, një gjendje që i lejon të mbajnë mend cdo detaj të jetës së tyre. Ata munden të kujtojnë pothuaj cdo ngjarje personale në jetën e tyre dhe datat ekzakte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme