Si i morën emrat kompanitë e mëdha botërore

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 21:01 | Nga

Për shkak të suksesit të tyre këto kompani janë shumë të njohura për ne, por shumë prej tyre kanë kuptime të fshehura prapa emrave.

LEGO  për shembull është kombinimi i dy fjalëve daneze që përkthehen në ‘luaj mirë’.

Kërkuam për etimologjinë e kompanive më të mëdha dhe më të njohura. Do ta kuptoni se secili prej emrave të tyre kanë një tregim magjepsës.

IKEA – themeluesi Ingvar Kamprad formoi këtë emër nga inicialet e tij, I.K. me shkronjat e para të Elmtaryd dhe Agunnaryd, ferma dhe fshati ku ai është rritur.

PEPSI – quhej pija origjinale e Brad-it sipas shpikësit Caleb Bradham, Pepsi-Cola mori emrin në vitin 1898 nga fjala “dyspepsia” e cila nënkupton tretje, që mendohej të prezantonte besimin e Bradham-it se ishte e shëndetshme.

REEBOK – mënyrë alternative e theksimit “rhevok” fjalë holandezo-afrikane për një lloj antilope, ky emër mendohet të evokojë shpejtësinë dhe hijeshinë.

SKYPE – e krijuar nga emri “sky peer-to-peer” për në “skyper”, shkronja “r” ishte vendosur vetëm për të rimuar më mirë.

SONY – emri rrjedh nga “sonus”, fjala latine për tingull dhe një shprehje të ashtuquajtur “djalë sonny”, të cilën në vitin 1950 Japonia e përshkroi si ‘të mençur, prezantuese e të rinjve”.

YAHOO – është akronim për “një orakull tjetër hierarkik” dhe speciet imagjinare të përshkruara si të pa sjellshme, zhurmshme dhe të dhunshme.

AMAZON – Jeff Bezos tregoi se dëshironte që emri të filloi me “A” kështu që do të paraqitej afër listës alfabetike. Ai mendoi se lumi më i gjatë në botë kishte një emër me vend për atë që shpresoi se mund të ishte biznesi i tij më i madh.

CANON – emri origjinal ishte “Kwanon” për një perëndi budiste, kompania e ndërroi emrin e saj në Canon në vitin 1935 për t’u paraqitur para audiencës botërore.

GOOGLE – gjiganti i internetit mori emrin nga “gogol”, termi matematikor për numrin 1 që ndiqet nga 100 zero.

Të ngjashme