Si të fitoni para nga YouTube pa reklama

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 21:22 | Nga

Videot në YouTube mund të jenë shumë fitimprurëse nëse përdoren në mënyrë të duhur. Fatkeqësisht, shumë krijues fillestarë në YouTube besojnë se nëse bëjnë video cilësore, dhe lejojnë që reklamat të shfaqen në videot e tyre, paratë do të fillojnë të rrjedhin. Mirëpo, shumë prej këtyre krijuesve kanë zbuluar se YouTube nuk është një burim i qëndrueshëm i të ardhurave. Në fakt, përderisa është e pamundur të japim një numër të saktë, ju mund të vlerësoni se një video do të fitojë një dollar për çdo një mijë shikime.

Pse YouTube i paguan kaq pak krijuesit e tij? Së pari, le të kujtojmë se kjo është platforma e YouTube dhe se nuk ka përgjegjësi të ju paguajë krijuesve të tij, por ka zgjedhur që t’i paguajë. Ju gjithashtu duhet të mbani në mend se ka shumë duar nëpër të cilat kalojnë paratë nga reklamuesit para se të vijnë tek ju. Fillon me konsumatorët, të cilët paguajnë reklamuesin, i cili pastaj paguan YouTube, e cila në fund paguan krijuesin. Në fund, nuk ka shumë para. Pra, çfarë mund të bëjnë krijuesit që të përdorin YouTube për të krijuar të ardhura të qëndrueshme?

Marketingu me partneritet

Kjo është njëra prej metodave më të famshme për fitimin e parave në YouTube. Marketingu në partneritet është marketingu në të cilin ju shisni produktet e njerëzve dhe merrni një përqindje për çdo artikull ose shërbim që e shisni përmes një URL të veçantë e cila është e lidhur me llogarinë tuaj. Përderisa shumë kompani kanë programe partneriteti nga të cilat mund të fitoni një përqindje, njëri prej programeve më të thjeshtë dhe më të famshëm është programi Amazon’s Associates, i cili fillon në 4 përqind.

Kur regjistroheni për programin e Amazon, ju do të dërgoheni në portalin tuaj ku mund të kërkoni çdo artikull në dyqanin e Amazon dhe të krijoni një lidhje speciale për atë produkt. E gjitha që duhet të bëni është të bëni një video e cila tregon një produkt i cili ju pëlqen, t’iu thoni shikuesve të klikojnë në atë lidhje nëse janë të interesuar, dhe përqindjet tuaja të rriten. Pjesa më e mirë është se sapo shikuesit të klikojnë në atë lidhje, ju do të pranoni një përqindje për gjithçka që ata blejnë në Amazon brenda 24 orëve të ardhshme.

Shitja e produkteve tuaja

Ne e kemi kuptuar se YouTube na paguan një pjesë të asaj që fitojnë nga reklamuesi. Programet e partneritetit si Amazon na japin një përqindje më të lartë të shitjeve, por çfarë nëse ne duam të fitojmë 100 përqind të të ardhurave dhe të kemi kontrollin e plotë të të gjitha parave? Për të bërë këtë, ju duhet të shisni produktet tuaja.

Për shembull, le të themi se ju krijoni një program të vogël trajnimi online të cilin e shisni 50 dollarë. Ju duhet të bëni një video e cila ofron vlerë dhe pastaj në fund të videos të prezantoni kursin tuaj që të fitoni më shumë vlerë. Me 1,000 shikime në atë video, YouTube AdSense do ju paguajë rreth 1 dollarë, por nëse jeni në gjendje të bindni 0.5 përqind të audiencës tuaj për të blerë kursin tuaj ( pesë shikues), ju do të fitoni 250 dollarë në të ardhura nga produkti juaj. Prandaj, jo shumë njerëzve iu kërkohet të blejnë produktin tuaj për të fituar më shumë para se ajo që paguan YouTube.

Këshillimi

Në fund, mënyra më e shpejtë për të fituar para në YouTube është të jepni vlera. Ngarkimi i videove duke shpresuar për më të mirën nuk është i mjaftueshëm. Pasi të tërhiqni gradualisht audiencën tuaj të shënjestruar, në mënyrë periodike prezantoni shërbimet tuaja këshilluese për shikuesit tuaj që të pranoni edhe më shumë vlerë se ajo që tashmë po e pranoni. Qëllimi juaj duhet të jetë të bëni audiencën tuaj të mendojë, Nëse po fitoj këto vlera nga videot falas në YouTube, imagjino vlerën që do të pranoj nga shërbimi këshillues i paguar. Në atë pikë ata do të paguajnë për ekspertizën, diturinë dhe kohën tuaj.

Në përvojën time, shumë krijues të cilët fillojnë në YouTube besojnë se duhet vetëm të ngarkojnë video në YouTube, të bëjnë reklama dhe të fitojnë. Kjo është e vërtetë vetëm nëse dëshironi të fitoni të ardhura pasive të pa qëndrueshme nga videot tuaja. Nëse po kërkoni të rrisni një markë dhe një biznes, sigurohuni se po ofroni vlera dhe përdorni këto rrjedha tjera të të ardhurave. Mirëpo mbani në mend, mënyra e vetme që të fitoni të ardhura nga YouTube nga këto mënyra është të ofroni vlera së pari, kështu që lejoni që ai të jetë fokusi juaj dhe paratë do të vijnë në mënyrë më natyrale.

Sam DeZeeuw

Sam DeZeeuw është një tregtar profesionist i video-ve i cili ka ndihmuar shumë biznese lokale të përdorin fuqinë  e videos online. Qëllimi i DeZeeuw në SamDEZeeuw.com është t’u tregojë ndërmarrësve rreth botës se si të përdorin videot online për të rritur markën ose biznesin e tyre. Flisni me të në Facebook ose dërgoni atij një tweet nëse keni ndonjë pyetje për video!

Të ngjashme