Sigurimi i Mark Zuckerbergut kushton 20.000 $ në ditë

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 12:47 | Nga

Facebook është nën trysni kto për mos ruajtjen dhe shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve. Ndërkohë ajo është duke shpenzuar shuma të mëdha parash për sigurinë e CEO të kompanisë, Mark Zuckerberg.

Sipas një liste të publikuar, Facebook shpenzoi $7.3 milion në vitin 2017 për “kosto të lidhura me sigurinë personale të Mark Zuckerberg në rezidencat e tij dhe gjatë gjatë udhëtimeve”. Kjo shonoi një rrejtë me gati 40% nga ai i vitit 2016. Në vitin 2016 Facebook shpenzoi $4.9 milion për sigurinë e Zuckerberg.

Me një llogaritje të thjeshtë matematikore $7.3 milion / 365 ditë = egzaktësisht $20.000 në ditë. Aktualisht, Mark Zuckerberg është i renditur në vendin e 7 në listën e njerëzve më të pasur.

Gjithashtu mendohet që kjo të jetë një shifër rekord përsa i përket kësaj kategorie.

Facebook gjithashtu shpenzoi $1.5 milion në vitin 2017 për udhëtime me Private Jet të Zuckerberg. Në vitin 2016, gati gjysmën me një shifër prej $871.000.

Por si është kjo në krahasim me CEO e tjerë?

Amazon shpenzoi $1.6 milion në vitin 2016 për Jeff Bezos, njeriun më të pasur në botë. Oracle shpenzoi po të njëjtën shifër në vitin 2016 për Larry Ellison. Apple shpenzoi vetëm $224.000 për Tim Cook. Berkshire Hathaway, $387.000 për Warren Buffett.

Facebook jep detaje se si saktësisht këto para janë shpenzuar, për truproja apo për aparatura për këtë detyrë. Në deklaratë, thuhet se programi i sigurimit i dedikohej “shqetësimeve të sigurisë për shkak të kërënimeve specifike për sigurinë e tij si rezultat i postit të tij si themelues dhe CEO i kompanisë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme