Simons, 16-vjeçari që ka mbi dy milionë përcjellës në Instagram

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ai është vetëm 16-vjeçar, por tashmë luan për një nga klubet më të mëdha të botës së futbollit dhe ka më tepër se dy milionë përcjellës në rrjetet sociale.

Emri i tij është: Xavi Simons.

Edhe në një sport ku ka shumë tinejxherë premtues dhe edhe më tepër ëndrra të thyera, mesfushori i ri i Paris Saint-Germainit dallohet, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Holandezi i ri, ish-kapiten i disa grupmoshave te Barcelona, është fitues i katërfishtë i “Topit të artë” për të rinj. Ai ka 2.1 milionë përcjellës në llogarinë e tij në Instagram dhe ka siguruar tashmë kontratë sponsorizuese me “Niken”.

Periudha tek akademia e Barcelonës

I lindur në Amsterdam në vitin 2003, Simons u vendos në një fshat të vogël në afërsi të Alicantes në Spanjë me familjen e tij, kur ishte trevjeçar. Babai i tij, ish-futbollisti holandez Regillio Simons, e kishte pagëzuar atë sipas ikonës së Spanjës dhe Barcelonës, Xavi Hernandez. Nuk ishte befasi që Xavi nisi me sport në një moshë të hershme.

Xavi Simons doli të kishte mjaft dhunti dhe iu bashkua akademisë së famshme të Barcelonës, kur ishte vetëm shtatëvjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme