Sot ishte Dita Ndërkombëtare pa Sytjena, ja të mirat…

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Në qoftë se nuk keni dëgjuar më parë për Ditën Ndërkombëtare pa Sytjena, bëni mirë të mësoni se ajo daton pikërisht sot, më 13 tetor.

Ideja për të krijuar #nobraday lindi më 9 korrik të vitit 2011, por më pas u vendos më 13 tetor meqë është Muaji ndërkombëtar i Nndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, për të rritur vetëdijen për simptomat e kancerit të gjirit dhe për të inkurajuar barazinë gjinore. Por e dini se të flesh pa sytjena është e shëndetshme?

Pikërisht siç e lexoni, e shëndetshmeeeeee. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë të hiqni sytjenat kur flini pasi ato shtrëngojnë gjendrat dhe kanalet e ndryshme limfatike, duke penguar në këtë mënyrë filtrimin dhe eliminimin e toksinave nga organizmi. Siç e dini një pjesë e mirë e funksioneve të eliminimit të toksinave nga organizmi ndodh gjatë fazës së gjumit.

Mbajtja e sytjenave natën shkakton gjithashtu akumulim të tepërt të ujit. Ky akumulim krijon dehidratim , por mund të çojë në shfaqjen e cisteve limfatike që ndikojnë drejtpërdrejt në kancerin e gjirit.

Materiali përbërës i sytjenave ndikon në rritjen e temperaturës së gjoksit, mos harroni që gjoksi pre-kancerogjen ka temperaturë më të lartë se gjoksi i shëndetshëm. Studimet e ndryshme rekomandojnë që përdorimi i reçipetave nuk duhet të kalojë të 10 orët në ditë. Bëni kujdes me përzgjedhjen e materialit dhe formës që ju përshtatet, në mënyrë që të favorizoni qarkullimin e gjakut në këtë pjesë delikate të trupit.

Të ngjashme