Statuja e Jezusit që hap sytë (Video)

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 22:42 | Nga

Kjo video e postuar në internet, që tregon momentin kur një statujë e Jezu Krishtit hap sytë, ka lënë pa fjalë besimtarët, të cilët po e konsiderojnë si një mrekulli.

Pamjet në fjalë u regjistruan në një kishë në Coahuila de Zaragoza, Meksikë.

Teksa në sfond dëgjohet shërbimi fetar që po mbahet në kishë, statuja e Jezu Krishtit në një moment duket sikur hap sytë, për vetëm pak sekonda.

Të shumtë janë ata që e konsiderojnë këtë si provë që statuja në Chapel of Saltillo u ringjall, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një iluzion optik dhe se videoja është e modifikuar.

https://www.youtube.com/watch?v=hQM2Z-qmLps

Të ngjashme