Studiuesi i anktheve shpjegon pse shohim ëndrra të këqija

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Gary Fireman mund të bëjë gjumë pothuajse në çdo hapësire horizontale, dhe për ta bërë këtë i duhen vetëm pak minuat qetësi.

Edhe pse ai mund të jetë një nga hulumtuesit më të mirë të ëndrrave që i kemi, ai thjeshtë nuk mund të ndajë sekretin e aftësisë së tij të mahnitshme.

E vërteta është se ai me siguri ka lindur i tillë.

Dr. Fireman, e ka kaluar thuajse të gjithë jetën tij duke u përpjekur ta kuptoj botën komplekse emocionale të ëndrrave.

Por, jo vetëm ëndrrave – Fireman veçanërisht fokusohet në ankthet, për të cilat beson se janë rezultat i një truri i cili po ka vështirësi t’i procesoj përvojat emocionale.

Ai gjithashtu ka shkruar dhe ka bërë disa studime për problemet e zënkave në fëmijëri dhe adoleshencë, dhe për momentin është duke e hetuar lidhjen mes armiqësisë dhe gjumit.

A mund të na tregosh pak rreth natyrës së hulumtimit tuaj, dhe çfarëdo që jeni duke punuar tani?

Hulumtimi im është në përgjithësi rreth gjumit, kualitetit të gjumit, dhe veçanërisht ëndrrave të çrregulluara.

Ëndrrat e çrregulluara janë pak më të gjëra sesa ankthet, e gjithashtu përfshijnë në to edhe ëndrrat e këqija.

Dallimi që unë e bëjë këtu është se ankthet të zgjojnë nga gjumi, por ëndrrat e çrregulluara – ëndrrat e këqija – janë të gjalla, ëndrra të fuqishme emocionalisht që personat zakonisht i mbajnë mend si të hidhura.

Mirëpo, ato nuk të zgjojnë nga gjumi.

Prandaj unë i shikoj ankthet dhe ëndrrat e çrregulluara për lidhjen që e kanë ato me ëndrrat e rregullta.

Mirëpo, unë në përgjithësi shikoj edhe për kualitetin e gjumit.

Ka shumë gjëra për tu hulumtuar, si p.sh. se si karakteristikat e depresionit dhe shqetësimit ndikojnë negativisht në gjumë.

Cilat janë sfidat në studimin e ëndrrave?

Ka shumë sfida.

Disa njerëz kanë laboratorë gjumi, dhe persona të cilët mund t’i monitorojnë gjatë kohës kur janë në gjumë në fazën REM.

Mirëpo dikush si unë që nuk ka aksese të tilla, ka shumë sfida pasi që nuk mund të monitorojë gjumin nga afër siç duhet.

Diçka tjetër?

Epo, është edhe një sfidë tjetër, ajo është se ëndrrat janë nga definicioni i kujtimeve.

Çfarë ne mund të studiojmë është gjumi REM.

Ne mund të shikojmë se çfarë po ndodh psikologjikisht përderisa t’i je në fazën REM – ka përjashtime, mirëpo më së shpeshti ëndrrat dhe ëndrrat e çrregullta ndodhin gjatë fazës REM.

Në momentin që unë e di që ke parë ëndërr, unë duhet të të zgjoj dhe të të pyes rreth saj.

Por, në momentin që e zgjoj dikë, ajo është një kujtim.

Prandaj asnjëherë ti nuk mund të studiosh ëndrrat në kohë të vërtetë.

Ju mund të studioni REM dhe mund të studioni se çfarë po ndodhë psikologjikisht dhe neurologjikisht gjatë asaj periudhe të gjumit.

Çfarë mendoni se është funksioni i ëndrrave?Fuseli The Nightmare sleep paralysis

Unë mendoj se funksioni i ëndrrave dhe ëndrrave të çrregulluara është të proçesoj emocion dhe të na ndihmoj ne ta kuptojmë atë, të integrojmë emocionet në kujtime të organizuara dhe me domethënie.

Emocioni është ai që na ndihmon ne të dimë çfarë është e rëndësishme dhe relevante, si të prioritizojmë përvojën.

Dhe prandaj mendoj se funksioni i ëndrrave është që na lejon ne të punojmë me emocionin dhe kujtimet emocionale në mënyra shumë kreative.

Për fund, cilat ja disa gjëra mahnitëse që i keni mësuar e që publiku i gjerë ende nuk i din?wake up light

Publiku mund të ketë pak njohur rreth kësaj, mirëpo unë kam mësuar se gjumi është sikur gomat tek vetura, një gjë shumë e rëndësishme.

Shumë gjëra ndodhin gjatë ditës dhe ka shumë gjëra që kërkohen për një gjumë të mirë.

Kjo përfshin disponimin tuaj, nivelet e vëmendjes dhe performancës suaj, aftësinë tuaj për të memorizuar dhe organizuar informacionet, shëndetin tuaj, ndjeshmërinë tuaj për të luftuar sëmundjet e ndryshme, dhe rrezikun tuaj për lëndime dhe vdekjes përmes aksidenteve dhe gjëra të tilla.

Gjithashtu ju duhet të dini sa orë gjumë është mjaftueshëm për ju.

P.sh., disa njerëz duhet të bëjnë 7 orë e gjysmë gjumë, disa tjerë 6, disa 5, disa 8, disa 9 etj.

Të ngjashme