Taksisti gjen 187 mijë $, i kishte humbur një i pastrehë

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 22:29 | Nga

Një taksist gjen një çantë brenda së cilës ishin jo pak, por 187 mijë dollarë në cash.
Dikush i kishte harruar në sedijen e pasme. Ai nuk u mendua dy herë, por e dorëzoi çantën në polici. Një gjest i madh që jo të gjithë do ta kishin bërë.

Por pjesa më interesante e kësaj historie të ndodhur në Boston të SHBA-së është diçka tjetër. Policia nisi kërkimet dhe zbuloi se çanta me para i përkiste një të pastrehu.

Ato para ia kishte lënë trashëgimi i ati që sapo kishte vdekur. Kur ia kthyen paratë endacaku i dhuroi taksistit 100 dollarë.

Të ngjashme