Të vendosësh dinjitetin e konsumatorëve para përfitimeve

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 15:07 | Nga

Njëra prej kompanive më të mëdha të proteinave në botën po përdor forcën e saj për të ndihmuar 15 milion njerëz në Amerikë të cilët vuajnë nga kanceri.

Hormel Foods ( markat e të cilës përfshijnë Skippy, Muscle Milk, Spam dhe Applegate, për të emëruar disa), dhe Cancer Nutrition Consortium u bashkuan me studiuesit në Mayo Clinic, Johns Hopkins, Yale, NYU Langone dhe të tjerët për të krijuar një linjë të ushqimeve dhe proteinave të dizajnuara për të përmbushur nevojat e pacientëve me kancer, e quajtur Hormel Vital Cuisine.

Duke folur me Entrepreneur, Wendy Watkins, Drejtoresha e Cancer Nutrition Consortium dhe nënkryetarja e Hormel Corporate Communications, shpjegoi sfidën me të cilën përballen pacientët me kancer: ‘’Unë kam mbijetuar nga kanceri i gjirit qe 6 vite. Nuk qava kur u diagnostifikova, por një natë kur isha në javën e 23-të të kimioterapisë, të gjithë dolën për darkë dhe goja ime ishte e pezmatuar, nuk mund të haja asgjë. E gjitha që mund të bëja është të pija ujë dhe vetëm shpërtheja në lot aty në restaurant’’.

Kimioterapia mund të shkaktojë ndjeshmëri ekstreme në salca të ndryshme, pezmatime të gojës dhe vështirësi në gëlltitje. ‘’Unë jam e martuar me një kuzhinier dhe ai bënte më të mirën e tij për mua, por njerëzit të cilët nuk kalojnë nëpër këtë gjë nuk e dinë se nëpër çfarë po kaloni’’, thotë Watkins. ‘’Dhe kështu këto produkte u dizajnuan në mënyrë specifike për të përmbushur nevojat e njerëzve të cilët kalojnë nëpër këtë kohë të tmerrshme’’.

Qëllimi ishte të ofronim ushqime pa sakrifikuar shijen, sipas Ronald DeSantis, Kryekuzhinieri i Cancer Nutrition Consortium dhe Drejtori i Culinary Excellence dhe Quality Assurance në Universitetin Yale. ‘’Vlerat nutritive janë kritike, dukshëm, por ishte gjithashtu e rëndësishme që cilësia gjithashtu të ishte e njëjtë. Nga një aspekt i kuzhinës, ishte e rëndësishme për mua që këto ushqime të kishin shije të mrekullueshme.

Projekti filloi me studime, duke pyetur doktorët dhe infermieret për problemet më të zakonshme të pacientëve. Përveç problemeve të shijes dhe gëlltitjes, ata mësuan se ka një nevojë të fuqishme emocionale që njerëzit të ndihen sikur mund të kujdesen për veten e tyre. ‘’Njerëzit nuk dëshirojnë të varen nga dikush’’, shpjegon Don Kremin, Nënkryetari i Grupit, Specialty Foods në Hormel Foods. ‘’Pacientët kanë ditë të mira dhe të këqija, dhe kur munden, ata duan të jenë në gjendje të bëjnë diçka për veten e tyre.’’

Pas 9 muajve të studimeve, Hormel bëri linjën e tij të parë të proteinave nutritive, të cilat janë në dispozicion. Tim Garry, Drejtori i Marketingut në Hormel Health Labs, na tha, ‘’Këto ditë sistemi i kujdesit shëndetësor i dërgon njerëzit në shtëpi më shpejtë dhe më të sëmurë. Dhe kështu aftësia që njerëzit të gjejnë dhe të porosisin me lehtësi këto produkte online ishte e rëndësishme’’.

Kur e pyetëm për suksesin e kësaj linje, Kremin tregon themelin e çështjes: ‘’Objektiva jonë numër një është të ndihmojmë njerëzit’’, thotë ai. ‘’Që kur filluam këtë, asnjëherë nuk më ka pyetur Kryeshefi Ekzekutiv se çfarë ushqimi ka. Një ditë e mirë për ne është kur marrim një letër ose një email i cili thotë se ‘’më keni ndihmuar të ngritem në këmbë, ose i keni dhënë nënës time rehati gjatë ditëve të saj të fundit. Po, ky është një biznes, por ka të bëjë me më shumë se biznes’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme