Tentoi t’i hante 50 vezë, vdiq në të 42-ën

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Një burrë vdiq pasi u përpoq të hante 50 vezë në një konkurs ngrënie në Indi pasi u rrëzua pa vetëdije kur arriti numrin 42.

Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit në rrethin Jaunpur të Uttar Pradesh me një mik për të ngrënë vezë, njoftoi policia, transmeton lajmi.net.

Të dy miqtë vendosën të bënin një kontekst duke ngrënë 50 vezë në një sfidë, me fituesin që do merrte 25 euro në shpërblim.

Yadav e pranoi bastin dhe arriti të hajë 41 vezë, para se të rrëzohej pa vetëdije duke ngrënë të 42-ën, sipas Gulf News.

Ai u dërgua në spital para se të transferohej në Institutin e Sanjay Gandhi të Shkencave Mjekësore, ku vdiq vetëm disa orë më vonë.

Familja e tij nuk ka komentuar për incidentin tragjik, shtoi policia. 

Të ngjashme