Tërmeti, fjala më e kërkuar nga shqiptarët në Google

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Sipas Google, shqiptarët kanë kërkuar më shumë për dukurinë natyrore të tërmetit dhe historikun e tij, duke e lidhur këtë kërkim edhe fatkeqësinë që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Platforma gjigante e kërkimit ka publikuar raportin më të fundit për 2019 dhe ndër ngjarjet për të cilat njerëzit kanë kërkuar më shumë informacion janë Uragani Dorian, zjarri që ra në Katedralen Notre Dame në Paris.

Ndërkaq Google përfshinë një listë me kategori të ndryshme për të cilat njerëzit kanë kërkuar informacion.

Lista përfshin emra të shumtë nga Antonio Brown, Neymar, Greta Thunberg, Rami Malek, Brie Larson, e shumë emra të tjerë.

Të ngjashme