Toka ka humbur 28 trilionë ton akull brenda 23 vjetësh

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Rreth 28 trilionë ton me akull që është mjaftueshëm për të mbuluar gjithë Britaninë e Madhe, janë zhdukur nga toka mes viteve 1994-2017.

Hulumtuesit nga Universiteti i Leeds-it kanë bërë studimin e parë për humbjen e akullit, duke përdorur të dhëna nga sateliti rreth tokës.

Ekipi i shkencëtarëve gjeti se niveli i zhdukjes së akullit ishte rritur për 65 për qind në një periudhë prej 23 vjetësh.

Shkrirja e përshpejtuar e cila po vazhdon të përkeqësohet ka ardhur si pasojë e humbjes së akullit në Antarktikë dhe Grenlandë, shkruan Daily Mail.

Shkrirja e akullit rrit rrezikun për vërshime dhe rrezikon mjediset ku jetojnë kafshët, thonë shkencëtarët.

“Pavarësisht se çdo rajon që kemi studiuar ka humbje të akullit, humbjet nga Antarktiku dhe Grenlanda janë më të mëdha”, ka thënë autori dhe shkencëtari i tokës Thomas Slater nga Universiteti i Leedsit.

Sipas tij, rritja e niveleve të detit do të kenë ndikim të madh në disa vende gjatë këtij shekulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme