Tri frazat që meshkujt dhe femrat i kuptojnë ndryshe

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 22:20 | Nga

Vajzat dhe djemtë i shohin gjërat ndryshe, pavarësisht se është e njëjta fjali.

Në vijim, do të njiheni me 3 fraza, kuptimet e të cilave nuk janë të njëjta, në varësi të gjinisë.

1. “Le të flasim”

Kjo frazë i tremb djemtë. Për ta, një dialog do të thotë një çështje që duhet zgjidhur. Pra, nëse dëgjojnë këtë frazë, atëherë diçka ka shkuar keq.

Ndërsa komunikimi për një vajzë, është një mjet për t’u lidhur më shumë me partnerin. Një vajzë ka shumë dëshirë kur partneri i kërkon që të ulen të bisedojnë.

2. “Le të flasim më vonë”

Këtu gjithçka është biologjike.

Djemtë e kanë të vështirë që të bëjnë disa gjëra njëkohësisht, ndërsa vajzat munden. “Flasim më vonë” është një fjalë që ata e përdorin shumë shpesh, pasi mund të jenë duke bërë diçka tjetër, edhe pse për ne mund të jetë e parëndësishme.

Vajzat janë shumë të afta për të bërë disa gjëra njëkohësisht, dhe nuk e kanë problem që të flasin me djemtë, ndërkohë që po merren me diçka tjetër.

3. “Është punë për meshkujt”

Sa e frikshme është kjo frazë për një vajzë. Fantazia e saj, arrin nivelet ekstreme, pasi dëgjon partnerin t’i thotë këtë.

Por vajza, kini parasysh, kur një djalë e thotë këtë, ai ndoshta nuk po gjen fjalët e duhura për ta përshkruar atë, pasi ndihet në siklet para partneres.

4. “Më merr në telefon sa të arrish në shtëpi”

Për meshkujt kjo është direkt një mesazh kontrolli apo xhelozie, që e dashura do të sigurohet se nuk ndodhet me të tjera.

Ndërsa për femrat, është mesazh kujdesi e dashurie dhe mbeten në pritje të përgjigjies që “arrita shëndosh e mirë”.

Edhe pse ndonjëherë ka një grimcë xhelozie në të, por gjithsesi femra ka ndjesinë edhe të nënës dhe kujdesin e ka parësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme