Tri liqenet e mrekullueshme në Indonezi që ndryshojnë ngjyrat

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 18:00 | Nga

Ne kemi parë liqene me disa ngjyra mjaft të bukura më parë, por Flores në Indonezi është ndryshe.

Në majën e Malit Kelimutu, ka tre liqene krateresh të cilët kanë tri ngjyra të ndryshme mirëpo ajo që e karakterizon këtë fenomen natyror është se ngjyrat ndryshojnë tërë kohën, transmeton Klan Kosova.

Sipas Travel Indonesia, liqeni më perëndimor i Kelimutu, Tiwu ata Mbupu (Liqeni i njerëzve të vjetër) zakonisht është me ngjyrë blu.

Liqeni Tiwu Nuwa Muri Koo Fai (Liqeni i të rinjve) zakonisht është i gjelbër ndërsa liqeni Ata Polo (Liqeni i shpirtrave) është zakonisht me ngjyrë të kuqe.

Megjithatë, liqenet mund dhe ndryshojnë ngjyrën në çdo kohë, madje edhe në të zezë.

“Disa vjet më parë, liqenet kishin ngjyrë të bardhë, tirkiz (gjelbër dhe kaltër) dhe të kuqe. Në nëntor të vitit 2009, kishin ngjyrë të zezë, kafe dhe koka-kola dhe përsëri në korrik të vitit 2010 liqenet shkëlqenin hije të gjelbërta”, thuhet në raportimin e Travel Indonesia.

Karakeristikë tjetër për këto liqene janë edhe emrat e këtyre liqeneve misterioze që vijnë nga folklori lokal.

Shumë besojnë se liqenet janë një vend pushimi për shpirtrat. Sipas popullësisë vendase besohet se Mae, një perëndi e jetës së përtejme, do të dërgojë të vdekurit në liqene të ndryshme në varësi të asaj çfarë kanë bërë në jetë.

Për këtë arsye, liqenet emërohen për të moshuarit, të rinjtë dhe profetët.

Ndryshe ngjyrat e ndryshme të këtyre liqeneve mund të quhen si “ngjyra për jetën pas vdekjes”. Nëse planifikoni të vizitoni vullkanin gjatë jetës tuaj, thjesht duhet të ngjiteni 8 km rrugë për të parë pak nga këto bukuri!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme