Trupi dhe mendja ndryshon çdo 7 vjet

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 21:49 | Nga

Jeta njerëzore përbëhet nga ritme dhe cikle. Biologjia na mëson se trupi ynë plotësisht rinovon qelizat e veta, përveç atyre të sistemit nervor, çdo shtatë vjet dhe pastaj në fund të çdo viti të shtatë, trupi ynë nuk është i njëjtë.

Psikologjia, nga ana tjetër, identifikon ciklet shtatë-vjeçare të transformimit individual, ku për çdo shtatë-vjeçar përjetojmë një rigjenerim mendor dhe fizik të të gjithë organizmit.

Në rrjedhën e jetës sonë ne e kalojnë momente krize, evolucioni, gëzime dhe hidhërime, të cilat në mënyrë ciklike vijnë dhe shkojnë, që korrespondojnë në një fazë të caktuar të të jetën tonë.

Në mjekësinë kineze theksohet se energjia e jetës, Ying, zhvillohet tek femrat me cikle shtatë-vjeçare. Sufizmi, misticizmi… e ndan jetën në cikle 7-vjeçare të cilat identifikojnë katërperiudha: nga lindja deri në 28 vjet është koha e rritjes (7-14-21-28), e cila korrespondon me zhvillimin e organizimit dhe formimin e personalitetit; e ndjekur nga periudha e stabilitetit, nga 28 deri në 56 vjet, gjatë së cilës ndiqet përmbushja personale dhe ekuilibëri, më pas vjen koha e prosperitetit, nga 56 deri në 84 vjet, më në fundkoha e urtësisë, nga 84 deri në 112 vjet.

Të ngjashme