Truri ynë, misteri i të gjitha mistereve në univers!

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 20:33 | Nga

“Truri ynë është atomi biologjik i njeriut, fusha elektrike e krijuar prej tij nuk është tjetër veçse mendimet tona.”

Truri ynë është i aftë të marrë rreth 100 milion bite apo njësi informacionesh që vijnë prej shqisave të ndryshme. Rreth 100 miliardë qeliza nervore të quajtura neurone, si dhe lloje të tjera qelizash, zënë vend në trurin e njeriut, edhe pse ky organ përfaqëson vetëm 2% të peshës trupore. Qelizat nervore, neuronet nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njëra tjetrën. Janë të ndara nga hapësira më të vogla se 25 të miliontat e milimetrit, të quajtura sinapse. Këto hapësira mbushen nga substanca kimike neurotransmetuese. Këto sinjale kimike mblidhen në një skaj të neuronit nga një labirint me fije të holla, të quajtura dendrite. Pastaj sinjalet transmetohen në skajin tjeter të neuronit, nga nje fibër nervore që quhet akson. Tek neuronet sinjalet janë elektrike ndersa tek sinapset janë kimike duke na dhënë një natyrë elektrokimike të sinjaleve, ku çdo sinjal përmban një grumbull të madh informacionesh.

A mundet qe këto informacione të arrihen që të transkriptohen, nga kompjuterët tanë?

A mundet që në të ardhmen kompjutera të avancuar të lexojnë mendjen njerëzore?

A mundet që njeriu i së ardhmes të krijoje inteligjencen artificiale, pra trurin artificial?

Nuk dihet ekzaktesisht se çfarë ndryshimesh fiziologjike ndodhin ne tru gjatë fazave të mësimit. Eksperimentet tregojnë që gjatë procesit të mësimit, çlirohen sasi të konsiderueshme të substancave kimike, që mbushin hapësirat midis neuroneve, që do të thotë se truri ynë forcohet nga përdorimi dhe dobësohet nga mospërdorimi. Pra, truri funksionon ashtu si një motorr: nëse ai punon, është mirë, nëse lihet fikur, ai ndryshket.

Alex Carrel thotë: “Mbase do të vijë dita që njeriu do të mund të transformojë një njeri normal në njeriun “gjeni”, ashtu siç bletet transformojnë nektarin e luleve në mjaltë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme