Ulësja prapa s’është më e sigurta në rast aksidenti

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Për dekada të tëra ishte thënë se ulësja prapa në një automobil është vendi më i sigurt në rast përplasjeje. Por kjo nuk qëndron më, pasi avancimi në teknologjinë e rripit të ulëseve të përparme nuk është kapur nga ulëset prapa.

Hulumtuesit e sigurisë tani kanë nxjerrë rekomandime të reja se çka propozohet të blihet dhe ku është vendi më i sigurt në një automobil, duke veçuar automobilat që në ulëset e prapme kanë rripin e avancuar të sigurisë që i mbron, sikur që ka mbrojtur shoferin dhe pasagjerin përpara për më shumë se një dekadë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këta rripa të sigurisë shtrëngohen kur sendorët detektojnë se një përplasje është e pashmangshme. Ata po ashtu mund të lëshohen nëse pasagjeri ka presion tepër të madh ndaj rripit ashtu që rripi mund të jetë i rrezikshëm për të shkaktuar vetë lëndimin.

Nëse rripat me këtë teknologji nuk janë në dispozicion në ulësen e pasme, njerëzit më të moshuar se 55 vjeç duhet të ulen përpara tek automobilat me rripa të sigurisë të sofistikuar, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada në Amerikë.

Hulumtuesit thonë se rripat e sigurisë në shumicën e ulëseve prapa nuk e kanë llojin e rripit që ka limite rezervë, apo që mund të zgjerohet. Andaj, në një përplasje të mundshme përpara rripi vetë mund të dëmtojë gjoksin e shoferit, të sjellë probleme abdominale ose në shpinë, sipas një studimi të ri nga Instituti për Siguri në Autostrada dhe Spitali i Fëmijëve në Philadelphia. Hulumtuesit kanë hetuar përplasjet direkte që mbytën ose lënduan 117 persona në ulëset e pasme, të moshuar mes 6 dhe 92 vjeç.

Të ngjashme