Vajza e arkitektit të Hitlerit merr çmim për mbështetjen e grave hebreje

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Vajza e arkitektit dhe ish-ministrit nazist të Armatimeve të Adolf Hitlerit mori një çmim në ShBA për përpjekjet e saj për të mbështetur gratë hebreje në art dhe në shkencë.

Hilde Schramm, 82 vjeçe, themeloi fondacionin “Zurueckgeben” (”Ktheje”) në vitin 1994 me të ardhurat nga shitja e tre veprave të artit.

Ajo i kishte trashëguar artin nga babai i saj, Albert Speer, por dyshoi se ato ishin fituar ilegalisht nga familjet hebreje që persekutoheshin gjatë epokës naziste.

Që nga ajo kohë, ky fondacion ka mbështetur gratë hebreje në më shumë se 150 projekte të artit dhe historisë.

Fondacioni ”Obermayer” ka shpërndarë çmime çdo vit që nga viti 2000.

Speer fillimisht ka punuar si arkitekt për Hitlerin para se të merte një portofol ministror në qeverinë naziste.

Ai i mbijetoi luftës, por u burgos pas kapitullimit nazist. Ai vdiq në vitin 1981.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme