Vdes njeriu që kishte 86 gra

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 12:23 | Nga

Një ish predikues mysliman në Nigeri që kishin të paktën 86 gra ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.

Mohammed Bello Abubakar, i njohur si Baba Masaba, vdiq në shtëpinë e tij në shtetin qendror Niger, të shtunën, pas një sëmundje të pazbuluar.

Një numër i madh njerëzish morën pjesë në varrimin e tij të dielën.

Gazeta Daily Trust e Nigerisë, njoftoi se derisa ai kishte 86 gra në vitin 2008 , kur emri i tij mori vëmendjen e medias, numri ishte i tyre ishte rritur në 130 në kohën e vdekjes së tij.

Siç raportohet, disa prej tyre kanë qenë shtatzënë.

BBC kishte raportuar në vitin 2008 se Abubakar kishte të paktën 170 fëmijë, por Trust Daily tha se ai la pas 203 fëmijë.

Disa prej grave i kishin thënë televizionit se ato u takuan me Abubakar, teksa po kërkonin ndihmë për sëmundje të ndryshme, të cilat ato thonë se ai i shëroi.

“Unë nuk i kërkoj ato, ato vijnë tek unë. Unë do të marrë në konsideratë faktin që perëndia më ka kërkuar ta bëj një gjë të tillë, dhe unë të martohem me to,” pati thënë Abubakar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme