Videoja që përlot shumicën, e kanë shikuar 30 milionë veta

Prishtinë | 26 Shk 2017 | 23:36 | Nga

Artistët Marina Abramoviç dhe Ulay nisën një aferë dashurie në vitin 1970 në një kamionetë të cilën ata e quanin shtëpi. Kur ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, vendosën të ecnin në Murin e Madh të Kinës, duke u nisur secili nga njëra anë e tij për ta takuar njëri-tjetrin për herë të fundit në mes. Ajo ishte hera e fundit që ata e panë njëri-tjetrin.

Në vitin 2010, si pjesë e retrospektivës së saj MoMA, Marina ndau një minutë heshtjeje me çdo të panjohur që u ul përballë saj.

Në natën e parë, Ulay mbërriti aty pa e ditur Marina. Ai u ul përballë saj dhe asaj iu mbushën sytë me lot, pasi pa dashurinë e jetës së saj pas shumë vitesh – duke përlotur edhe të pranishmit. Shikojeni videon që ka më shumë se 30 milionë shikime në YouTube:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme