Vidhet shishja më e shtrenjtë e vodkës në botë

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 11:42 | Nga

Shishja e vodkës, e cila e mbante titullin “më e shtrenjtë në botë” ishte vjedhur nga një bar në Kopenhagë javën e kaluar ndërsa shishja e zbrazët u gjet në një punishte të ndërtimit në kryeqytetin danez, ka njoftuar policia daneze të premten.

“Nuk dimë se çfarë ndodhi me vodkën, por shishja është e zbrazët”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kopenhagë, Riad Tooba.

Shishja e zbukuruar me tre kilogram ari dhe po aq argjend është vlerësuar përafërsisht në 1 milion euro, ndërsa kapaku i saj është zbukuruar me diamante dhe është kopje e shqiponjës mbretërore e cila është gjithashtu edhe shenja mbrojtëse e veturave Vintage.

Policia e Kopenhagenit ka publikuar në Twitter se shishja është gjetur e padëmtuar.

Xhirimet e video kamerave tregojnë një burrë i maskuar se si e grabit shishen e vodkës ruso-baltike të cilën e ka hedhur në treg prodhuesi rus i veturave luksoze, e më pas largohet nga bari “Cafe 33” të martën mbrëma.

Pronari i barit Brian Ingberg ka deklaruar se shishja edhe më tutje e ka çmimin e njëjtë dhe se në të do të ketë vodkë tjetër.

Shishja ka “aktruar” në serialin e njohur amerikan “Shtëpia prej letrave”, por ka qenë e siguruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme