Wilileaks: Vatikani e di se ka alienë

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 00:02 | Nga

Faqja më e madhe e gazetarisë investiguese në botë, “Wikileaks”, ka publikuar një e-mail të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton.

Aty thuhet se “jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve”.

“Gara hapësinore po nxehet, pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve antisatelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchel në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchel, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”. Ish-astronauti i NASA-s gjithashtu shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Në e-maile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje. Nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillary Clintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme