Zbulohet specia e re e merimangës, emërtohet sipas Bob Marley

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 16:47 | Nga

Hulumtuesit e emërtuan merimangën sipas Marleyt bazuar në këngën “High Tide Low Tide”, si për ndikimin e saj në udhëtimin që rezultoi në zbulimin edhe sepse titulli i saj i referohet aftësisë së merimangës për të mbijetuar brenda dhe jashtë ujit.

Një specie e re e merimangave të adaptuara në ujë është zbuluar në shkëmbinjtë e koraleve të Australisë, me ç’rast hulumtuesit e kanë emërtuar atë sipas yllit të muzikës rege, Bob Marley, për këngën e tij “High Tide or Low Tide”, transmeton koha.net.

Ekipi i studiuesve të cilët e zbuluan Desis bobmarleyi sp. n – dr. Barbara Baehr, dr. Robert Raven dhe dr. Danilio Harms nga Universiteti i Queensland dhe Universiteti i Hamburgut – e emërtuan merimangën bazuar në aftësinë e saj për të mbijetuar si brenda ashtu edhe jashtë ujit.

Merimangat ndërbaticore u përshtatën për t’u bërë kafshë të vërteta detare, thonë studiuesit, duke u përshtatur me jetën nënujore duke u fshehur në guaskat e këmbënyjorëve, leshterikut apo koraleve gjatë baticës së lartë përgjatë bregdetit të shtetit australian Queensland.

Ato zhvilluan dhomëza të ajrit për të marrë frymë, duke e përdorur mëndafshin, dhe kur batica bie, ato mund të gjenden duke gjuajtur jovertebrore të vogla në shkëmbinj dhe bimë.

Studiuesit e emërtuan merimangën sipas Marley pasi u frymëzuan nga kënga gjatë udhëtimit kërkimor, e cila e “promovon dashurinë dhe miqësinë përmes të gjitha problemeve të jetës”, shkruajnë studiuesit në studimin e botuar në revistën “Evolutionary Systematics”.

“Është muzika e tij ajo që e ndihmoi një udhëtim për në Port Douglas në Queenslandin bregdetar, Australi, për t’i mbledhur merimangat me një biologji shumë unike”.

Merimanga është zbuluar për herë të parë në vitin 2009 dhe është një e “afërme e afërt morfologjike” e merimangave të gjetura në Samoa dhe Australinë Perëndimore, thonë studiuesit.

Legjenda: Një merimangë e sapozbuluar e përshtati veten me jetën detare dhe u emërtua Desis bobmarley në nderim të yllit të muzikës rege, Bob Marley.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme